Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili qëndroi në këtë post vetëm për tre muaj, do të marrë të gjitha pagat nga Bashkia Vlorë si dhe dëmshpërblim nga KQZ.
Burime për shqiptarja.com bëjnë me dije se gjykata administrative e Tiranës ka vendosur që të quajë të padrejtë vendimin e KQZ-së për ta shkarkuar duke e dëmshpërbyer atë.
Bashkia e Vorës dhe Këshilli i Qarkut Tiranë detyrohen të paguajnë Kajmakun me të gjitha pagat e një mandati të plotë, 4-vjeçar, edhe pse ai ushtroi vetëm 3 muaj të tij.
Nga ana tjetër, KQZ detyrohet të paguajë Kajmakun, gruan dhe djalin e tij për dëmin moral që ju ka shkaktuar. Përafërsisht 15 mijë euro për ish-kryetarin dhe nga 7 mijë euro për gruan dhe të birin e tij.
Në nëntor të 2019-ës, KQZ vendos ti heqë mandatin si kryebashkiak i Vorës, Agim Kajmakut pasi ky i fundit nuk deklaroi në formularin e dekriminalizimit arrestimin në Greqi me akuzat për flasifikim parash, edhe pse Gjykata e Janinës e shpalli të pafajshëm shtatorin e kaluar.
Kujtojmë se nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi dhe këtë arrestim nuk e ka deklaruar kur kandidoi për zgjedhjet e 30 qershorit.