Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me vrasjen e 43-vjeçarit shqiptar në Itali, Vladimir Topjana
Ai kishte dalë me djalin e tij 17 vjeç për ta parë ndeshjen Roma-Juventus të Serisë A.
Mediat italiane raportojnë se 43-vjeçari dyshohet se është ekzekutuar nga ana e Roger Shotës, 34 vjeç dhe motivi mendohet se ka lidhje për çështje pronash.
Autori, që jeton me familje në Itali, natën e ngjarjes ka qenë i shoqëruar nga babai i tij, Pren Shota, 66 vjeç, që gjithashtu është vënë në pranga.
43-vjeçari Topjana ka qenë duke folur me një të afërm në parkimin e makinave, kur pranë tij ka arritur një makinë e bardhë. Ata kanë debatuar ashpër me viktimën, derisa njëri doli nga makina, nxori armën dhe e qëlloi Vladimir Topjanën.
Autori Roger Shota tentoi që të arratiset me makinë, por se më vonë u arrestua nga policia. Brenda në makinë u gjet arma e krimit, një Beretta 7.65 e cila ishte vjedhur në gusht 2024 në Ravena. Viktima Topjana jetonte e punonte si shofer në shtetin italian.