Anila Prendushi, gruaja, e cila u plagos me armë zjarri nga partneri i saj Kolë Manaj në Shkodër është transportuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Mediat, referuar hetimeve paraprake, raportojnë se çifti ishte konfliktuar disa herë ditët e fundit, por detajet nuk dihen ende.
34-vjeçari qëlloi Prendushin me armë dhe më pas vrau veten.