U futën për t’u larë në lagunën e Patokut, 16-vjeçari dyshohet të jetë mbytur në ujë, shoku i tij përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në lagunën e Patokut. Një 16-vjeçar dyshohet se është mbytur pasi u fut për t’u larë në ujë së bashku me shokun e tij.

Njëri prej adoleshentëve është nxjerrë nga uji dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, kurse 16-vjeçari tjetër nuk është gjetur ende.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, në kanalin që lidh lagunën e Patokut me detin.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë së Kurbinit dhe të Policisë Kufitare, ndërsa është kërkuar ndërhyrja e polumbarëve të RENEA-s për vijimin e kërkimeve.

“Ndërsa ishin duke u larë, njëri prej tyre është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 16-vjeçari tjetër dyshohet se është mbytur dhe trupi i tij nuk është gjetur ende”, njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.