Valentin Kovaçi është arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi akuzohet për dhunë dhe ngacmim seksual.
33 vjeçari ishte shpallur në kërkim në datën 7 Mars 2025, pasi një 30 vjeçare e denoncoi se i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës , me sende personale dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Për t’iu shmangur policisë, Kovaçi fshihej në një shpellë, por u arrestua dhe në vendin ku fshihej iu gjetën dhe sekuestruan ë cilësinë e provës materiale një portofol dhe dy telefona celularë të dyshuar të vjedhur.
Njoftimi i Policisë:
Lokalizohet, kapet dhe ndalohet një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe ngacmim seksual.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë në vijin të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën policore organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cave”.
Në kuadër të operacionit, në zonën e Kalasë së Lezhës, në një guvë (shpellë), në të cilën fshihej për t’ju shmangur Policisë , u kap dhe u vu në pranga shtetasi Valentin Kovaçi, 33 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 7 mars 2025, një shtetase 30 vjeçare banuese në Lezhë, kallëzoi se ky shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës , me sende personale dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Gjatë kontrollit në vendin ku fshihej ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një portofol dhe dy telefona celularë të dyshuar të vjedhur.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Lezhës për veprime të mëtejshme ligjore.