U dërgua në urgjencë me kriza të forta, humb jetën 12-vjeçarja në Spitalin e Durrësit

Një 12-vjeçare nga Sukthi ka humbur jetën në spitalin Rajonal të Durrësit, pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.

Mediat raportojnë se e mitura ishte intubuar për shkak të komplikacioneve të rënda shëndetësore dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur të shpëtojë.

Ndërkohë që koha nuk ka premtuar as për ta transportuar për mjekim të specializuar drejt Tiranës. Dyshohet se ka qenë hemoragjia cerebrale, ajo që i ka shkaktuar vdkejen 12-vjeçares.

Pritet që kryerja e autposisë të nxjerrë në pah shkaqet e vërteta të vdekjes së 12-vjeçares.

Ky nuk është rast i izoluar. Pak ditë më parë një tjetër 12 vjeçar nga fshati Pocestë ka ndërruar jetë në spital në Tiranë pasi ishte transportuar nga Korça për shkak të problemeve shëndetësore.  

I mituri ishte shtruar dy herë në spital për shkak të problemeve shëndetësore, që mund të lidhen me zemrën dhe diabetin.