U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë

Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë lidhur me vendimin e Apelit të Posaçëm, që la në fuqi dënimin me 2 vjet e 8 muaj burg ndaj tij, si fajtor për shpërdorim detyre.

Rekurs po ashtu kanë bërë edhe Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi, Adrian Bulku, të cilët u shpallën fajtorë për shpërdorim detyre rreth tenderave në bashki.

Dako u shpall fajtor në lidhje me dy çështje: miratimin e lejes së ndërtimit për një pallat shumëkatësh, si dhe projektimin e një shëtitoreje në qytetin bregdetar të Durrësit, të cilat dyshohet se janë shoqëruar me shkelje të rënda ligjore dhe procedurale.

Ish-kryebashkiaku u arrestua në qershor 2023 me urdhër të SPAK, ndërsa u lirua nga qelia në shkurt 2024 për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit.

Fajtorë u deklaruan dhe tre te pandehurit Ardian Bulku, Fatmir Ejupi dhe Fiqiri Farruku të akuzuar për falsifikim, të cilët u dënuan përfundimisht me nga 2 vjet burg. Dënimet e tyre u pezulluan dhe u vendosën në shërbim prove për 4 vjet.