U arrestua me urdhër të “Speciale-s”, Gjykata lë në burg ish-ushtarin e UÇK-së Dritan Goxhaj

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 40 ditë për Dritan Goxhajn, i arrestuar pak ditë më parë në kryeqytet me urdhër të Gjykatës Speciale në Kosovë.

Arrestimi i Goxhajt mësohet se është bërë me pretendimin se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të disa çështjeve penale, të ngritura pas luftës në Kosovë, një prej tyre edhe këshilltarja e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë.

Ai është djali i ish-zv.shefi i Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj, që iu bashkua forcave çlirimtare të Kosovës në luftën ndaj Serbisë.