U arratisën nga burgu në Greqi/ Kush janë dy shqiptarët, të dënuar me nga 20 vjet heqje lirie

Idetifikohen dy të burgosurit shqiptarë, të cilët mbrëmjen e së enjtes u arratisën nga burgu i Kassavetias në Greqi.

Bëhet fjalë për Lefter Toçi, 41 vjec nga Bradasheshi i Elbasanit, i dënuar nga Gjykata e Athinës me 20 vjet burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale, bashkëpunim në vrasje, plagosje me pasojë vdekje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr.

Shqiptari tjetër është Romeo Qosja, 41 vjec nga Cërriku, i dënuar nga Gjykata e Athinës me 20 vjet heqje lirie për vrasje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr dhe armëmbajte pa leje.

Sipas mediave greke, ata ndodheshin në burgun e Kassavetias prej vitit 2019 dhe mbaheshin në një zonë të parrethuar për shkak të sjelljes së mirë. Ata rezultojnë të kenë marrë 5 leje gjatë vitit 2024. Mesa duket kanë përfituar nga kthimi i tyre nga leja disa ditë më parë, për të planifikuar arratisjen.