U akuzuan për shkelje të barazisë në tendera, GJKKO pushon çështjen për 6-ish zyrtarë të ARRSH-së

GJKKO ka vendosur pushimin e akuzave ndaj 6 ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Konkretisht u pushuan akuzat ndaj: Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Erjon Zemanaj, Admir Remzi Pahumi

Këta të fundit ishin akuzuar për shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike.

Vendimi është marrë pas zhvillimit të një gjykimi të shkurtuar, duke zbatuar rregullat e procedurës për këtë lloj gjykimi.

Njoftimi i GJKKO-së:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 175/1/4, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve A.T, M. Sh., N.M., A.H., E.Z., A..P”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri, me vendimin nr. 22, datë 12.03.2026 vendosi: 1. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit A. S. T, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

2. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurës M.T. Sh, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

3. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit N.Dh. M., për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

4. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit A. F. H., për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

5. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit E. I. Z., për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

6. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit A. R. P., për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

7. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë. 8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. Tiranë, më datë 13.03.2026 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.