Një garazh është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në një pallat në qytetin e Vlorës
Pallati ndodhet në bulevardin “Ismail Qemali”
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur katër mjete zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.
Brenda garazhit raportohet se ndodhen disa automjete.
Paraprakisht thuhet se nuk ka persona të lënduar, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave.