“Turp për ty Edi Rama!” Gazetarja reagon e revoltuar pas ndërhyrjes së policisë në televizionin News 24

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me ngjarjen e paprecedent që ndodhi sot ku forca të shumta të Policisë së Shtetit zbarkuan në ambientet e televizionit News 24 duke ndërprerë me forcë dhe pa asnjë paralajmërim sinjalin e transmetimit ndërsa gazetarët janë penguar që të futen në godinë.

Lala, e cila punon prej vitesh në këtë televizion ka bërë një reagim të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ndaj Policisë së Shtetit. Sipas Lalës, zerat e lire po i shuajne me forcen e policise se turpit.

“Zerat e lire po i shuajne me forcen e policise se turpit. Turp per ty Edi Rama!”- shkruan Lala në postimin e saj, teksa ka publikuar edhe lajmin e SafeJournalist.