Një 55 vjeçare nga Polonia ka humbur jetën natën e kaluar në Durrës.
Gruaja ka rënë aksidentalisht nga kati i 6-të i hotelit. Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së sotme, në lagjen 13 të qytetit bregdetar.
Turistja po pushonte me bashkëshoritn në Hotel Royal në zonën e plazhit.
Mësohet se çifti kishte disa ditë që ndodhej në këtë hotel, ndërsa pas darkës dyshohet se kanë konsumuar alkool, pasi gruaja ka patur probleme me ekuilibrin.
Përsa i përket kushteve të hotelit bëhet me dije se është një ndërtesë relativisht e re dhe se nuk ka pasur probleme me sigurinë. Gruaja është dërguar në spital, por nuk ka pasur asgjë për të bërë pasi ajo kishte ndërruar jetë në vend.
Policia njofton se po punon për zbardhjen e ngjarjes.