Donald Trump priti Volodymyr Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë për një takim dypalësh që është shoqëruar me tone të larta.
Gjatë bisedës, Trump e kritikoi ashpër Zelenskyn, duke e akuzuar atë se “po e vendos veten në një pozitë të keqe” dhe se “nuk ka kartat e duhura për të negociuar një marrëveshje”.
Situata u tensionua më tej kur Trump paralajmëroi Zelenskyn duke i thënë: “Po luan me Luftën e Tretë Botërore”.
Më pas ka qenë nënkryetari i SHBA-së, JD Vance, i cili ka kritikuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke i thënë se është “i pasjellshëm” që vjen në Zyrën Ovale dhe përplaset përballë mediave amerikane.
Dy presidentët pritet të nënshkruajë një marrëveshje për mineralet kritike, ndërsa Kievi përpiqet të rifitojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për t’u përballur me sulmin në shkallë të gjerë nga Rusia.
Marrëveshja për mineralet, e negociuar përgjatë ditëve të fundit, do t’i jepte Shteteve të Bashkuara qasje të kosniderueshme tek mineralet e rralla të nëntokës ukrainase, por nuk përfshin dhënien e garancive të sigurisë nga ana e Shteteve të Bashkuara, një zhgënjim për Ukrainën.
Marrëveshja i jep Uashingtonit mundësinë që të kompensojë një pjesë nga miliarda dollarët që ka shpezuar për mbështetjen e Kievit me armatime amerikane, përmes një fondi investimi për rindërtim të lidhur me shitjen e mineraleve të rralla të Ukrainës.
Presidenti Trump është përplasur në distancë me homologun Zelenskyy gjatë javëve të fundit, duke e kritikuar atë për mënyrën se si e ka menaxhuar luftën, duke e cilësuar atë si një diktator dhe duke i bërë thirrje që të pranojë marrëveshjen për mineralet.