Tronditet Greqia, daja vret mbesën e mitur pasi tentoi ta përdhunonte: Më kërcënoi se do t’u tregonte prindërve

Opinioni publik në Greqi është tronditur 24 orët e fundit nga një ngjarje macabre ku daja 37 vjeçar ka vrarë mbesën 11 vjeçare, pasi ka tentuar ta përdhunojë atë.

Vajza ishte në shtëpinë e gjyshërve, kur është marrë me makinë nga daja, i cili e ka dërguar në një fushë dhe ka tentuar ta përdhunojë.

Mediat greke kanë publikuar edhe dëshminë tronditëse të 37 vjeçarit, i cili ka pranuar  se donte të kryente marrëdhënie seksuale me të miturën, por ajo nuk pranoi dhe i tha se do i tregonte prindërve. Autori e ka sulmuar menjëherë me kaçavidë dhe e vrau duke i shkaktuar lëndime në gjoks dhe mbrapa.

“E çova në fushë dhe e vrava”, ishin fjalët e tij të para në polici, ku më pas u zbulua dhe dinamika e ngjarjes.

Disa burime duke folur për protothema.gr , raportuan se fëmija kishte plagë mbrojtëse në duar. Ndaj, konstatohet se autori ka sulmuar 11-vjeçaren dhe ajo ka tentuar të mbrohet në çdo mënyrë që ka mundur, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë. Pas vrasjes, 37-vjeçari e ka tërhequr zvarrë trupin e saj dhe e ka hedhur në kallamishte.

Pas kësaj, ai u kthye në shtëpinë e tij dhe shkoi në shtrat sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa të nesërmen shkoi normalisht në punë dhe filloi të sillej si i shqetësuar për fatin e mbesës së tij.

Sipas medias greke protothema.gr, autori ra në gjurmët e policisë, pasi u pa një video duke marrë në makinë vajzën e cila sapo kishte dalë nga shtëpia.

Në vitin 2017, ai është arrestuar dhe dënuar për përdhunim ndaj një të miture, por nuk ka qenë asnjëherë në burg, pasi gjykata ka vendosur që të qëndrojë i lirë me kushte deri në gjykimin e çështjes në shkallë të dytë.

 E tronditur nga vrasja e të bijës, nëna e 11-vjeçares në Greqi ka treguar për mediat vendase se vogëlushja i kishte larë makinën 37-vjeçarit përpara se ai të bëhej vrasësi i saj. Nëna ka rrëfyer se e bija vuante ka kanceri në mëlçi. Gruaja tregoi se autori i krimit të rëndë është kushëriri i saj i parë.

“Ajo lindi me kancer në mushkëri. Kam kaluar 3 muaj në Rio. Më mirë që Zoti ta merrte nga unë kur ishte e sëmurë sesa nga kjo gjë. Fëmija im ka vdekur. Të them çfarë? A duhet të kërkoj ndihmë për çfarë… që ta varros? Nuk kam fjalë për të thënë, asgjë. Doja ndihmë nga e gjithë bota për ta gjetur të gjallë. Meqenëse fëmija im ka vdekur, çfarë mund të them? A do ma kthejnë? A do ta sjellin në jetë për mua…

Gjithçka më tha policia është që vajza ime ishte gjetur e vdekur, një mijë herë po ta sillte Zoti tek unë, por të ishte gjallë, të ma sillte të gjymtuar, 11-vjeçe çfarë vdekje do të kishte. Ai ishte edhe kushëriri im i parë. Makina ishte e burrit tim, por e shiti. Vajza më thotë të që do të shkonte te gjyshi. Unë shkova në shtëpi. Tani nëse nuk shkoi deri te vjehrri, nuk di çfarë të them.

Vajza ime ishte me mua deri në orën 21:10. Deri në orën 21:30 kamerat e shfaqin tek furra e bukës, teksa kalon pranë farmacisë, duke ardhur në shtëpi. Nga farmacia e tutje, gjurmët e saj humbasin dhe gjenden pas kopshtit. Makina po ecte ngadalë. Ne e pamë këtë makinë me një imazh të qartë. Nuk e kam parë që nga e diela kur u zhduk në orën 21:00”, tregoi nëna.