Vijon të mbetet e rëndë gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua ditën e djeshme nga 4 persona, pasi kishte dërguar djalin në kopsht.
Ai është nën kujdesin intensiv, pasi gjendja e tij u përkeqësua rreth orës 15:00 të ditës së djeshme, për shkak të frakturave në kokë, pasi u godit me grushta dhe levë hekuri.
Ndërkohë, janë end enë kërkim 3 nga autorët e dhunës barbare ndaj avokatit. Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia janë end enë arrati, ndërsa dje u vetëdorëzua Dorian Alia. Policia ka arrestuar edhe Dritan Nano, që dyshohet se është personi që ka porositur 4 të rinjtë për ngjarjen. Ata nuk janë paguar, por kanë lidhje krushqie me njëri tjetrin.
Dhunimi i avokatit Mëngjesi dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës. Avokati Sokol Mëngjesi ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në Shkallë të Parë dhe në Apel një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij.
Por, një nga tetë pronarët e pronës, Dritan Nano, nuk ka pranuar që të respektojë kontratën me studion ligjore të avokatit. Ai e ka kërcënuar fillimisht avokatin që të tërhiqet nga kërkesat e tij, por ky i fundit nuk ka pranuar.
Nano ka porositur 4 të rinjtë që ta dhunojnë, teksa këta ë fundit e kapën në befasi mëngjesin e djeshëm. Për këtë ngjarje, Policia e Tiranës e ka referuar dosjen në Prokurori për akuzën e vrasjes së funksionarëve publik të mbetur në tentativë.
Policia ka vendosur edhe 20 mijë euro shpërblim për këdo që do të japë informacion të vlefshëm për kapjen e 3 autorëve.