Tragjedi në Shkodër/ Vdes 3-vjeçari, motra e tij në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një fëmijë 3-vjeç ka humbur jetën ndërsa motra e tij është në gjendje të rëndë. E mitura është transferuar në Pediatrinë në QSUT. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se motër e vëlla mund të jenë helmuar.

3- vjeçari është paraqitur në spital me shenja të helmimit. Për shkak të gjendjes së rëndë, mjekët e kanë dërguar në repartin e reanimacionit ku pas pak ka ndërruar jetë.

Ndërkohë nëna e fëmijëve, e cila është shtatzënë, ndodhet në gjendje të rëndë emocionale pas ngjarjes së rëndë.
Për tragjedinë e familjes nga Mjeda nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia. Megjithatë kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e sakta dhe rrethanat e plota të kësaj tragjedie.