Një tragjedi ka ndodhur në brigjet e Mesdheut në orët e fundit, teksa raportohet se 40 emigrantë kanë humbur jetën pasi varka me të cilën udhëtonin u përmbyt në mes të detit.
Mediat e huaja njoftojnë se, varka mund të jetë mbytur si pasojë e kushteve ekstreme të motit.
Varka e madhe prej druri në të cilën ndodheshin emigrantët, ishte nisur javën e kaluar nga Libia për në Lampedusa.
Pavarësisht alarmit të dhënë nga ekipi i Alarm Phone dhe ngritjes së dy avionëve të Frontex dhe njërit italian, nuk mund të gjendeshin personat e zhdukur.
Bilanci vijon e rritet, pasi në vitin 2023, të paktën 2,271 emigrantë vdiqën në Mesdheun qendror.