Tragjedi në familjen shqiptare në Florida, 34 vjeçari vret gruan dhe rrëmben vajzën 8 vjeçare

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një familje shqiptare në Clearwater të Floridas, SHBA.

Një 34 vjeçar ka vrarë gruan e tij 32 vjeçare dhe ka rrëmbyer vajzën e tyre, në përpjekje për t’u arratisur me të.

Renato Muhaj pasi i mori jetën ish-partneres së tij, Suela Saliaj, rrëmbeu edhe vajzën 8 vjeçare që kishte ardhur në jetë nga martesa e tyre.

Ngjarja ndodhi  rreth orës 2:44 të mëngjesit të së hënës, kur fillimisht Muhaj ka hyrë në banesën e prindërve të tij në Oakbrook Village Apartments, duke i dhunuar të dy. Më pas iu ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë.

Më pas ai iu drejtua bllokut të banesave në Clearëater Largo Road, ku oficerët gjetën trupin e pajetë të Saliajt. Ndërkohë, 34-vjeçari ishte zhdukur së bashku me të bijën Alesia, me një makinë “Kia Sportage” ngjyrë ari.

Pak orë pas ngjarjes Muhaj u lokalizua nga celulari i tij po në Clearëater dhe policia gjeti brenda automjetit vajzën e çiftit, ndërsa arrestoi 34-vjeçarin nën akuzën e vrasjes.