Një operacion i gjerë i antimafias italiane ka çuar në ekzekutimin e 28 masave sigurie, ku mes të arrestuarve janë edhe gjashtë shtetas shqiptarë.
Mësohet se shqiptarët, pjesë e këtij rrjeti janë: Marjus Aliu, Elvis Aliu, Fatjon Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani.
Anëtarët e grupit i përkisnin një organizate kriminale të armatosur, e cila ishte e përbërë nga individë të lidhur me “’Ndranghetën e Lokridës”, konkretisht klanin Barbaro.
Hetimet kanë zbuluar se organizata ka transportuar rreth 3.5 ton kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës, me një vlerë që llogaritet mbi 27 milionë euro.
Operacioni u mundësua pas deshifrimit të komunikimeve në platforma të koduara si SkyECC, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol.
Këto hetime çuan në identifikimin e kontakteve me ndërmjetës shqiptarë, furnizuesit nga Amerika e Jugut dhe të ashtuquajturin grup udhëheqës Barbaro di Platì.
Hetuesit identifikuan rrjetin kriminal me bazë në Lombardi, por që kishte degë edhe në Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil. Grupi përdorte sisteme mesazhesh të koduara dhe menaxhonte lidhjet me trafikantët dhe ndërmjetësit shqiptarë të drogës.
Arrest në burg:
Marjus Aliu (shqiptar)
Fatjon Aliu (shqiptar)
Elvis Aliu (shqiptar)
Ervin Bashmeta (shqiptar)
Kujtim Daiu (shqiptar)
Artur Hoxhosmani (shqiptar)
Franco Barbaro, Platì, 1976
Antonio Barbaro, Locri, 1984
Giuseppe Trimboli, Locri, 1977
Bruno Trimboli, Platì, 1976
Rocco Violi, Milano, 1989
Michele Portolesi, Platì, 1975
Antonino Chindamo, Polistena, 1988
Bartolomeo Pepè, Cinquefrondi, 1983
Luciano Scarinci, Locri, 1984
Giuseppe Barbaro, Locri, 1986
Giuseppe Catanzariti, Locri, 1984
Davide Cannone, Milano, 1977
Francesco Costa, Locri, 1979
Giuseppe Grillo, Locri, 1974
Giuseppe Scarfò, Polistena, 1990
Giancarlo Tasca, Milano, 1984
Antonio Rosario Trimboli, Locri, 1982
Stefano Virgilio, Milano, 1991
Yubo Xe
Arrest shtëpiak:
Francesco Biondo, Palermo, 1951
Giuseppe Foti, Catanzaro, 1977
Giuseppe Perre, Locri, 1997
Droga dërgohej me det në portet e Livornos, Roterdamit, Gioia Tauro dhe Le Havre, duke përdorur teknikën e “grabitjes” (ose “gacho eiego”), në të cilën ngarkesat e kokainës fshihen brenda kontejnerëve të destinuar për transport të ligjshëm tregtar.