Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur me skandalin e Safet Gjicit, në emisionin “Të paekspozuarit”.
Hoxha tha se edhe pse thuhet që Gjici është “arratisur” në Dubai, ai nuk e ka kaluar kufirin e Shqipërisë dhe ndodhet brenda territorit. Sipas gazetarit video është bërë për qëllime shantazhi nga njerëz të tjerë që e kanë dërguar vajzën aty, por pastaj ajo ka rrjedhur dhe është publikuar, duke iu prishur punë këtyre personave..
“Policia gjyqësore ka marrë deklarime të personave të tjerë, edhe persona të stafit të bashkisë së Kukësit. Është marrë vajza e filmimit. Pjesë e hetimit është edhe pse u bë video. Është kërkuar edhe pajisja që bëri regjistrimin, cili ka qenë objektivi, pse është bërë filmimi, etj.
Zoti Gjici nuk është thirrur, do të thotë që duan të kenë plotësuar të gjithë puzzle në momentin që do të thërrasin zotin Gjici.Në raste të tjera, si Shukri Xhelili, u veprua edhe më shpejt. Unë kam nxjerrë videon e plotë, jam habitur kur lexoj teoritë konspirative. Regjistrimi është bërë për interesa që e dinë ata që kanë çuar vajzën aty.
Publikimi ka nxjerrë jashtë kontrollit të gjithë planin për shantazhin. Rrugës, ata që e kanë bërë këtë punë, nuk e kanë mbajtur dot regjistrimin. Nuk e kanë ruajtur dot dhe ka rrjedhur.
Dyshoj që mund të jenë paguar edhe para që ajo të mos dalë. Dalja ka prishur punë dhe ngatërroi situatën. Për Safetin thonë që iku në Dubai, por Gjici nuk ka kaluar kufirin dhe është brenda territorit të Shqipërisë.