Tërmet i fortë në Greqi, raportohen dëme në banesa

Një tërmet me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter, u regjistrua në orën 6.19 të mëngjesit të së enjtes me orën lokale në veri të Kretës.

Mediat fqinje raportojnë epiqendra e tërmetit ishte 56 km në veri të Neapolis në Lassithi. Sipas vlerësimit të parë, tërmeti ndodhi në det në një thellësi prej 62 kilometrash.

Aktualisht nuk ka raportime për dëme në njerëz. Megjithatë, u shkaktuan çarje, ndërsa dëshmitë nga Kreta flasin për një kohëzgjatje të lëkundjeve.

Shërbimet zjarrfikëse të ishullit janë në gatishmëri të përgjithshme. Makinat e zjarrfikësve janë tashmë në patrullim për të kontrolluar situatën.