Disa persona kanë gjuajtur me molotov në drejtim të fadromave të IKMT-së këtë të premte në Theth, teksa vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në vendin turistik.
Po ashtu kanë gjuajtur edhe urën në lagjen “Gjelaj”. Raportohet se dëmet janë të konsiderueshme. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të autorëve.
Prej disa ditësh, në Theth po shemben ndërtimet pa leje, edhe pse vendi është plot me turistë për shkak të sezonit.
Ky aksion i IKMT është shoqëruar me tensione mes policisë dhe banorëve, të cilët para paj ditëve bllokuan edhe urën e fshatit.
Banorët kërkojnë më shumë kohë nga qeveria, që me përfundimin e sezonit do të hiqen objektet pa leje.