Tensione në Rrjoll, Policia arreston gruan shtatzënë se protestoi për tokën e saj

Banorët e Rrjollit në Velipojë po protestojë prej disa javësh, kundër ndërtimit të një resorti, që prek tokat e tyre.

Gjatë protestave të ditëve të fundit, nuk kanë munguar edhe përplasjet e banorëve me forcat e policisë.

Këta banorë, kanë tentuar disa herë që të pengojnë punimet, por janë përballur me uniformat blu, që edhe i kanë shoqëruar në komisariat, duke mos kursyer as gratë.

Madje në protestën e fundit policia ka shoqëruar Marjana Pjeshkën, e cila është shtatzënë.

Siç duket edhe nga foto, Marjana është shoqëruar bashke me disa qytetarë të tjerë, vetëm sepse po protestojnë për pronën e tyre.

Banorët e Rrjollit kanë thënë se do të vijojnë me protestat, ndërsa kanë paralajmëruar edhe për grevë urie para SPAK-ut.