Ka patur tension në seancën plenare të ditës së sotme e cila ka nisur vetëm pak minuta më parë. Ndërsa jashtë Kuvendit zhvillohet një protestë e opozitës, brenda saj deputetët kanë debatuar me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.
Kjo pasi kryeparlamentarja fillimisht rrëzoi kërkesën e Gazment Bardhit për mocion me debat për emisionin e RAI 3 për Shqipërinë. Kjo pasi në kërkesë ishte edhe emri i Sali Berishës në grupin e PD-së.
Por Nikolla tha se nuk e pranon diçka të tillë pasi ai është përjashtuar nga grupi.
Kjo gjë solli tensione në Kuvend nga ana e deputetëve të opozitës, të cilët nuk pranuan që të vendosë kryeparlamentarja për Grupin e PD-së, duke e cilësuar këtë
Ata janë mbledhur të gjithë pranë foltores.Në sallë janë futur punonjësit e Gardës të cilët janë rreshtuar përpara mimistrave, ndërsa kryeparlamentarja ndërpreu seancën për 5 minuta.
Bardhi: Së pari kur lexon njoftimet, të lutem lexoji nga fillimi në fund. Duhen lexuar me korrektësi, ajo shkresa 2164 protokoll ka dhe një pikë zonja kryetare që ju e anashkaluat
Nikolla: Në shkresë ka një person që është përjashtuar nga grupi me vendim të PD e duhet të futet po me vendim të PD.