Të shtëna me armë në një klub nate në Tiranë, në kërkim autori

Teksa kishte kaluar ora 12:00 dhe kishte hyrë viti i ri 2025, në një klub nate në Tiranë është qëlluar me armë zjarri.

Në disa video të shpërndara në rrjetet sociale dëgjohen dy të shtëna, ndërsa e gjithë salla u mbërthye nga paniku.

Policia ka njoftuar se ka ngjarja ka ndodhur në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” me datë 01 janar, në orët e para të mëngjesit. Blutë e kryeqytetit pohuan se shumë persona janë pyetur dhe në vijim të veprimeve si rezultat dhe i këqyrjes së kamerave, është bërë i mundur identifikimi i personit që kishte qëlluar.

Jo zyrtarisht, personi i dyshuar mendohet se është Jetmir Pepa. Ai është një emër i njohur për Policinë dhe publikun pasi u bë shkak dhe për përplasjen mes motrave Berisha, që dhunuan Klea Prengën, në gushtit të vitit që shkoi.

Nga të shtënat me armë nuk pati persona të lënduar, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave.