Të rinjtë shqiptarë largohen çdo ditë, Shqipëria do të hapë 20 mijë vende pune për qytetarët nga Filipinet

Teksa të rinjtë shqiptarë vijojnë të largohen çdo ditë drejt mundësive më të mira për t’u shkolluar dhe punuar, qeveria shqiptare duket se e ka gjetur mënyrën për t’i zëvendësuar.

Sipas një media filipinase, Shqipëria synon të hapë 20.000 vende pune për punëtorët e huaj në sektorët e turizmit, mikpritjes dhe shërbimeve.

“Ambasadori i emëruar i Shqipërisë, Ermal Muça, diskutoi mbi mundësitë e zgjeruara të punësimit gjatë një takimi me zyrtarë të Departamentit të Punëtorëve Migrantë. Të dyja palët ranë dakord të përmirësojnë rregullimet e lëvizshmërisë së punës dhe të përmirësojnë sistemet për të siguruar vendosjen e sigurt dhe të rregullt të punëtorëve filipinas”, raporton media vendase.

Zyrtarët thanë se partneriteti në rritje mund të ofrojë më shumë mundësi për punëtorët filipinas jashtë vendit, duke forcuar njëkohësisht masat mbrojtëse kundër rekrutimit të paligjshëm dhe duke siguruar kushte të drejta pune.

Ndërkohë, për të rinjtë shqiptarë ka mbetur vetëm propaganda dhe Samitet e Diapsorës, ku flasin vetëm politikanët dhe tregojnë histori suksesi, ndërkohë që realiteti është shumë ndryshe.