“Te partitë e vjetra ka lot, te ne festë”, Partia Mundësia bën gati listën e kandidatëve: Më 11 maj do korrim rezultat historik

Partitë politike mesnatën e 12 marsit kanë afatin e fundit për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit.

Partia Mundësia po shkon drejt përmbylljes së këtij procesi dhe këtë e ka konfirmuar vetë kryetari i saj, Agron Shehaj me anë të një video të shkurtër, të postuar në rrjetet sociale me mbishkrimin “Te partitë e vjetra ka lot, te ne festë”.

Ai shprehet i bindur se më 11 maj, Partia Mundësia dhe ekipi i saj do të korrë rezultat historik dhe të jashtëzakonshëm.

Më tej, Shehaj theksoi se deputetët e Prtisë Mundësia do t’i qëndrojnë besnikë votës që do marrin nga qytetarët shqiptarë.

“Në këto momente kur të gjitha partitë janë nën ethet e listave edhe ne jemi mbledhur për të mbyllur listat. Plot 24 orë para afatit, kemi mbyllur listat dhe jemi mbledhur këtu për të votuar listën përfundimtare. Jam i bindur që në datë 11 maj do korrim një rezultat historik dhe të jashtëzakonshëm. Për hërë të parë do hynë në parlament deputetët e një partie politike, një partie të lirë, të pakapur, me njërëz të ndershëm dhe punëtorë, që do t’i qëndrojnë besnikë votës që do marrin. Këta do jenë kandidatët dhe deputetët e Partisë Mundësia”, thekson Shehaj.