Në Portin e Durrësit janë sekuestruar 108 960 euro dhe 600 franga zvicerane, të cilat nuk ishin të deklaruara sipas rregullores kufitare.
Policia theksoi se për këtë rast ka arrestuar një 40-vjeçar nga Dibra, i cili i kishte fshehur paratë në furgonin që drejtonte.
Ky rast nuk është i izoluar. Tre ditë më parë, policia e portit të Durrësit sekuestroi 223 200 euro të dyshuara produkt i krimeve dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.
Së bashku me paratë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, furgoni që drejtonte i arrestuari, si dhe 2 celularë dhe pasaporta e tij.