Të dielën, në datën 21 Korrik, mbahen zgjedhjet për kryebashkiakun e Rrogozhinës, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për t’i përsëritur zgjedhjet. Banorët e bashkisë së vogël bregdetare do të zgjedhin mes dy kandidatëve, atij të PS, Edison Memolla dhe kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha. Rreth 10 mijë votues iu drejtuan kutive në zgjedhjet e 14 Majit ndërsa gara ishte kokë më kokë. Vetëm një grusht votash i ndau kandidatët por shpallja e pavflefshme e kutisë së burgut, bëri që zgjedhjet të përsëriteshin.
Gara duket sërish e fortë në Rrogozhinë me praninën përditë në Rrogozhinë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, dhe kreut politik të qarkut Tiranë, Erion Veliaj . Ajo që bie në sy, krejt ndryshe nga sa pritej, është që Veliaj po bën fuhatë i vetëm. Në të gjitha daljet në fushatë, Veliaj ka pasur pranë vetëm deputetin e zonës, Etjen Xhafajn, ndërsa kanë munguar tërësisht figurat e tjera.
Ndërkohë, Veliaj ka qënë i ashpër në fushatë duke lëshuar akuza të forta ndaj kandidatit rival, duke shkuar deri aty sa të thotë se Shkëlqim Hoxha i ka kërkuar para që të tërhiqet nga gara. “Ky që kemi përballë më tha para ca ditësh, kam harxhu shumë lekë në fushatë, po mi kompesuat unë iki vetë. I thashë, unë së pari nuk unë bëj pazar se nuk kam bërë kurrë; së dyti trimat rrinë në luftë deri në fund; së treti unë besoj se do e mundim me një fitore të pastër. Fakti që po kërkon pazar do të thotë që nuk i ka ikur mentaliteti i bixhozxhiut. Çdo bixhozxhi mendon që tek dora e radhës do kompesoj edhe ato që ka humbur. Pra ai thotë humba tek dora e parë, humba në Gjykatë se mendoi se Gjykata do t’ja jepte afrofe. Përgjigjia ime është që ne nuk bëjmë pazar me matrapazët”, tha Veliaj në një aktivitet elektoral.
Ky sulm i fortë i Veliajt, ku ai pranon se është tentuar të korruptohet apo të bëjë pazar, ka kaluar disi në heshtje që ndoshta mund të merrte edhe vëmëndjen e Prokurorisë Speciale SPAK. Nga ana tjetër, kandidati Hoxha ka reaguar fort duke mohuar një gjë të tillë dhe duke shprehur siguri se do e mundë kandidatin e Veliajt në zgjedhje.