Takimi i Salianjit me demokratët, Berisha: Ka axhendë personale, strukturat e Durrësit nuk u mashtruan

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sot takimet që ish-deputeti Ervin Salianji ka nisur me demokratët.

Ne një komunikim për gazetarët jashtë Kuvendit, Berisha i etiketoi këto takime si “një axhendë personale” të Salianjit, ndërsa përgëzoi strukturat e Durrësit që sipas tij nuk u mashtruan nga kjo axhendë strikte personale.

Ai u shpreh se Salianji mashtroi kur tha se militantët demokratë nuk dëgjohen dhe falënderoj ata demokratë që nuk morën pjesë në këtë takim.

Berisha: Ka një zonë në kombinat të ngarkuar për analizë dhe të gjitha dhe këto ai do të ketë axhendë personale, ta vazhdojë deri në fund. I përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me axhendë private. Të deklarosh se militanti demokrat nuk dëgjohet nuk ka mashtrim më të madh pasi para jush dhe të gjithë shqiptarëve, militanti demokrat ka votuar sa kurrë në ekzistencën e tij të ndjekësh axhendë personale është zgjedhje që s’kam asnjë diskutim.

Ai po ndjek një axhendë personale dhe kaq. I përgëzoj anëtarët dhe demokratët e Durrësit që e braktisën. Ishin një grup të pakënaqurit që nuk u futën në lista për deputetë. Kishte të tjerë që punuan për PS dhe kanë frikë nga analiza që do u bëhet. Ata që tradhtuan militantë do japin hesap para strukturave, ata që morën udhëtime turistik gjatë fushatës, në mes të fushatë zgjodhën turizëm, ata bashkohen se kanë qëllimet e tyre. Do ketë llogaridhënie të plotë nga të gjithë strukturat. Axhenda private, pashë individë që kanë punuar për Ani Dyrmishin, pashë të tjerë që ja kanë mbathur në mes të fushatës për turizëm.

A do e përjashtoni nga kryesia?

Berisha: Doni ushqim që të mbuloni skandalet e qeverisë, por Salianji të vazhdojë axhendën e tij personale. Ai është i ngarkuar, ka një zonë ku duhet të bëjë analizën, është anëtar kryesie, ka të drejtë të shtrojë çdo gjë në kryesi dhe në zonën ku është besuar.