Disa studentë nga Shqipëria dhe Kosova që punojnë gjatë verës në SHBA janë takuar me ish presidentin e Amerikës George W. Bush.
Ky i fundit kishte shkuar në një nga restorantet e tij të preferuar, ku po punonin studentët dhe më pas ka pranuar të kalojë disa minuta me ta.
Foto është publikuar nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë.
“Dërgesë speciale nga Presidenti Bush! Studentët nga Shqipëria dhe Kosova që po punojnë gjatë verës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë marrë një surprizë të veçantë kur ish-Presidenti i SHBA-së, George W. Bush, i bëri një vizitë së fundmi! Presidenti Bush u ndal në një nga restorantet e tij të preferuar, The Clam Shack në Kennebunk, Maine, ku studentët po punojnë si pjesë e programit të punës verore dhe udhëtimit të Departamentit të Shtetit. Studentët u kënaqën me takimin me ish-presidentin, i cili gjeti kohë për një foto me grupin jashtë The Clam Shack”, shkruhet në postim.