Seanca për dëshminë e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë dështoi pas më shumë se tetë orë debat mes anëtarëve të Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste.
Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga dy policë, Beqaj u shoqërua në Kuvend prej orës 10:20, por debatet politike zgjatën deri në 19:20.
Shkak për debate të tilla ishte kërkesa e ish-ministrit Ilir Beqaj, që deklaratën kërkoi ta bënte me anë të programitme “Power Point”, por kryetarja e Komisionit Hetimor Albana Vokshi dhe deputetët e tjerë të opozitës në komisioni e refuzuan në mënyrë kategorike.
Ata theksuan se nuk ka asnjë arsye, që Beqaj të trajtohet në mënyrë preferenciale pasi të gjithë dëshmitarët e thirrur nëkomision për çështjen e “Sterilizimit” kanë bërë deklaratë me gojë.
Me kërkesë të Partisë Socialiste, dëshmia e Beqajt për koncesionin e “Sterilizimit” u shty për të mërkurën në orën 10:30.