Ka rreth 2 orë që ish-ministri Ilir Beqaj është futur në Komisionin Hetimor të koncesioneve në Shëndetësi për të dëshmuar, por deri më tani ka thënë vetëm pak fjalë.
Ai kërkoi që të bënte një prezantim në “Powerpoint”, por kjo kërkesë nuk u pranua nga kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi.
Por, këtu kanë nisur edhe debatet që vijojnë prej 2 orësh, ku mazhoranca dhe opozita hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës dhe nuk kanë marrë ende asnjë vendim mbi kërkesën e Beqajt.
Albana Vokshi:Do ju lutesha pa humbur kohë, do të doja që të kalojmë tek deklarata paraprake dhe sa më konçize. Nuk është legjitime me “Poëer Point”, t’i bëjë në gjykatë dhe jo këtu. Vetëm dëshmi, është komision hetimor. “Poëer Point” këtu nuk lejohet.
Plarent Ndreca: Ti nuk flet dot në emër të komisionit. Kërkesa e bëra nga Beqaj nëpërmjet avokatit të tij. Qëllimi juaj të merresh me individët.
Albana Vokshi: Beqaj ta lexojë deklaratën e tij.