Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion mëngjesin e sotëm në disa qytete ndërsa janë lëshuar disa masa sigurie.
Mësohet se operacioni i SPAK është shtrirë në Elbasan, Tiranë dhe Durrës. Krahas 15 masave të sigurisë, me vendim gjykate janë urdhëruar edhe kontrolle banesash.
Të dyshuarit kanë dalë në përgjimet e Sky Ecc dhe dyshohet se janë pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.
Nga hetimi i prokurorit Vladimir Mara rezulton se katër të dyshuarve u janë komunikuar masat në burg ku gjenden për një dosje tjetër. Në operacionin e nisur këtë mëngjes, tre persona janë arrestuar deri më tani, ndërsa janë në kërkim edhe të disa persona të tjerë.