Prokuroria e Posaçme ka goditur një grup kriminal të trafikimit të qenieve njerëzore ndërsa mësohet se janë lëshuar 20 urdhër-arreste.
Në këtë operacion të SPAK dhe Policisë shqiptare kanë marrë pjesë edhe autoritetet e Kosovës dhe Spanjës.
Deri më tani nuk dihet sa urdhër arreste janë ekzekutuar, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme.
Në kuadër të këtij operacioni, gjithashtu janë duke u kryer edhe kontrolle banesash të personave të implikuar në këtë veprimtari. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK apo Policia e Shtetit, ndërsa detaje të reja priten në vazhdim.