SPAK ka lëshuar urdhër-arrest për shefin e qarkullimit rrugor në Tiranë, Roven Zeka. Lajmin e bën të ditur gazetarja Klodiana Lala, e cila shkruan se Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arrest edhe për Sokol Novakun, shef në sektorin e aksidenteve.
Gazetarja Klodiana Lala gjithashtu informon se urdhërarrest është lëshuar edhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku.
Ndaj tyre rëndon akuza e korrupsionit. Zyrtarët e policisë dyshohet se I morën para një gruaja në lidhje me një aksident.