Detaje të reja janë mësuar nga kontrollet e bëra një ditë më parë nga BKH dhe SPAK në jug të vendit, në zonën e Palasës.
Burime për mediat bëjnë me dije se kontrollet kanë zgjatur rreth 8 orë, ku në shënjestër ishin pronat e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, dy biznesmenëve të shpallut në kërkim nga Prokuroria e Posaçme sa i takon skandalit me tenderët e AKSHI-t.
Mësohet se krahas hetimit penal që lidhet me paracaktimin e tenderave apo dhe marrjen peng të biznesmenëve, SPAK po bën dhe një hetim pasuror, për këta persona dhe ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.
Për këtë të fundit, gazetarja Klodiana Lala thotë se janë zbuluar dy apartamente dhe një vilë në Qerret që dyshohet se janë në pronësi të saj. Një tjetër rezulton në pronësi të ish-zv.drejtoreshës së AKSHI-t, Hava Delibashi.
Kontrollet në zonën e Qerretit janë bërë pas atyre në Palasë, në vilat që përdoreshin nga Beqiri dhe Agasi.