SPAK kërkon arrestimin e saj, caktohet data e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për imunitetin e Belinda Ballukut

Këshilli i Mandateve do të mblidhet në 23 Shkurt për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Mazhoranca ishte shprehur se do të priste vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese, që pritet të dalë në ditët në vijim, e cila la në fuqi pezullimin e Ballukut.

Belinda Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur, në 31 tetor 2025 dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” e kryer në bashkëpunim, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe të Unazës së Madhe. Këto dy afera i kanë kushtuar buxhetit të shteti rreth 210 milionë euro.

 SPAK ka kërkuar të arrestojë Ballukun, pasi e konsideron rrezik për prishjen e provave, argumentim që e dha edhe për pezullimin nga detyra. Tashmë do t’i takojë Kuvendit të marrë vendim, nëse do të pranojë heqjen apo jo të imunitetit të Belinda Ballukut.