SPAK “hedh rrjetën”, 20 urdhër arreste për trafik narkotikësh ndaj grupit të strukturuar kriminal

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar 20 urdhër arreste për trafik narkotikësh ndaj një grupi të strukturuar kriminal.

Autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane kanë goditur një grup kriminal që vepronte në të dy vendet. Operacioni është zhvilluar në disa qytete shqiptare, si Tirana, Vlora, Durrësi.

Nuk bëhen ende me dije emrat e pjesëtarëve të grupit kriminal, ndërkohë që operacioni vijon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë grup.

Lajmi në përditësim…