Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar disa urdhër arreste ditën e sotme për disa të dyshuar për grup të strukturuar kriminal.
Mësohet se në pranga ka rënë Sokol Idrizi, ish-shoferi i Ardi Veliut, së bashku me bashkëshorten dhe vajzën. Gjithashtu janë arrestuar edhe dy policë të Portit të Durrësit.
Ata akuzohen trafik të sendeve me vlerë si diamante dhe bizhuteri floriri, si dhe pastrim parash. Operacioni është në vijim, teksa në orët në vijim pritet të ketë dhe informacione zyrtare.