Sot, besimtarët myslimanë në mbarë botën nisin muajin e shenjtë të Ramazanit, një periudhë e veçantë përkushtimi, reflektimi dhe solidariteti. Ramazani konsiderohet muaji më i rëndësishëm në kalendarin islam, gjatë të cilit myslimanët agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit.
Gjatë këtij muaji, besimtarët përmbahen nga ushqimi dhe pijet gjatë orëve të ditës, duke iu kushtuar më shumë kohë lutjes, bamirësisë dhe afrimit me familjen. Ramazani është gjithashtu një kohë për falje, mirëkuptim dhe ndihmë ndaj atyre që janë në nevojë.
Agjërimi përfundon çdo mbrëmje me iftar, ndërsa para agimit konsumohet syfyri. Muaji i Ramazanit do të zgjasë deri në 19 Mars dhe përmbyllet me festën e Fitër Bajramit.
Media Ditari uron gjithë besimtarët myslimanë: Agjërim të lehtë e të pranuar!
Kalendari:
