Gjykata e Lartë do të marrë sot në shqyrtim kërkesën e Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur për bashkinë e Himarës por jo të betuar.
Fredi Beleri kërkon ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ në të cilën ndodhet prej 12 majit kur dhe u arrestua për akuzën e shitblerjes së votës.
Gjykatat e tjera e kanë rrëzuar në 5 raste kërkesën e tij për tu liruar ndërsa për herë të parë kjo masë sigurie do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.
Dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit u arrestua kandidati i Bashkë Fitojmë për Himarën, Fredi Beleri nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhjet apo blerjes së votave.