Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia, është lideri më i pëlqyer nga opozita në qarkun e Tiranës.
Kjo është ajo që ka nxjerrë sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania 2 muaj para zgjedhjeve të 11 Majit, ku Shehaj ka rritur ndjeshëm pikët në krahasim me të tjerët.
Ndërkohë kryeministri Rama mbetet në vendin e parë si lideri më i pëlqyer në qarkun e Tiranës, me 50.3% të qytetarëve që kanë mendim pozitiv.
Agron Shehaj renditet i dyti me 29.9% që kanë mendim pozitiv dhe 39% që kanë mendim negativ për të.
Adriatik Lapaj renditet i treti për mendimin pozitiv me 29.3 % dhe 39.4% mendim negativ.
Më pas vjen Sali Berisha, 28.2% mendim pozitiv për të dhe 66.2% mendim negativ.
Arlind Qori 25.2% mendim pozitiv dhe 45% mendim negativ.
Endri Shabani ka 17 % mendim pozitiv nga qytetarët e Qarkut Tiranë dhe mendim negativ 43.1 %.
Lulzim Basha 12.7% mendim pozitiv dhe 81.5% mendim negativ.
Enkelejd Alibeaj ka 9.1% mendim pozitiv dhe 59.6 % mendim negativ.
I fundit për pëlqyeshmërinë është Ilir Meta me 5% mendim pozitiv dhe 85.7% mendim negativ.
