Pronarët e një shtëpie pushimi në Durrës kanë mbajtur peng një familje kosovare me akuzën se nuk u kanë paguar paratë për të qëndruar.
Ata i kanë futur në garazhin e banesës ku i kanë mbajtur përreth 45 minuta.
Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të moshave 49 dhe 48 vjeç,të cilët pretendonin se shtetasit kosovarë nuk kishin paguar për ditët e qëndrimit.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Nexhmi Xhili dhe Dritan Kucaj., të dy banues në Durrës.