SKEMA/ Organizoi trafikimin e armëve nga Shqipëria në Angli, pranga 20-vjeçarit në Shkodër

Policia ka vënë në pranga Roseljo Arifin, 20 vjeç, i dyshuar si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte armë nga Shqipëria në drejtim të Anglisë përmes linjave direkte të autobusëve. Arrestimi i tij u bë mbrëmjen e djeshme në banesën e tij në Shkodër.

Sipas informacioneve zyrtare, Arifi dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Jurgen Suca, 26 vjeç, dhe Segest Meti, 20 vjeç, u kapën gjatë tentativës për të dërguar në Angli një televizor, brenda të cilit ishte fshehur një armë zjarri e çmontuar me silenciator.

Lajmi për këtë ngarkesë të dyshimtë erdhi nga një kompani transporti Shqipëri-Angli, e cila njoftoi policinë pasi mori porosi për një televizor në Shkodër.

Pas një kontrolli të detajuar, forcat e rendit zbuluan armën brenda pajisjes elektronike. Identifikimi i autorëve u mundësua nga analiza e pamjeve të kamerave të sigurisë dhe nga informacionet e siguruara nga kompania e transportit, përfshirë targën e automjetit që dorëzoi televizorin. Policia po vijon kërkimin për personin kryesor të dyshuar të grupit, i cili rezulton ende në arrati.

I arrestuarit kontaktoi kompaninë e autobusëve me numër finlandez.