SKANDALI/ Tjetërsimi i pronave nga shoqëritë e mikrokredive, SPAK kërkesë Kadastrës për çdo lëvizje, të përfshirë shumë zyrtarë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar çështjen dhe ka nisur hetimin për skemat piramidale të shoqërive të mikrokredive dhe tjetërsimin e pronave të qytetarëve shqiptarë.

Rasti fillimisht është ndjekur nga prokurori i Tiranës, Leonard Filopati, i cili pas disa muaj hetime konstatoi se çështja e mashtrimit dhe tjetërsimit të pronave përmes kredive, përmban elementët e një grupi të strukturuar kriminal, ku të përfshirë janë jo vetëm drejtues të shoqërisë “Micro Credit Albania”, “Final” dhe fondi “Besa”, por dhe një zinxhir përmbaruesish privatë.

Fijet e këtij grupi sipas prokurorisë së Tiranës shtrihen deri tek zyrtarët e Bankës së Shqipërisë, dhe tek Guvernatori Gent Sejko, të cilët duke “Shpërdoruar detyrën” kanë sjellë masa të parikuperueshme për jetën dhe pronat e mijëra personave.

Mësohet se SPAK i ka nisur një shkresë zyrtare Kadastrës Shqiptare, ku u kërkon çdo lëvizje dhe ndryshim pronësie që kanë bërë nga kërkesat e shoqërive të mikrokredive dhe përmbarusve privatë.

Sipas ligjit, Kadastra nuk mund të bëjë asnjë ndryshim akti pronësie nëse nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë, ndaj rezulton se shumë zyrtarë të Kadastrës janë të përfshirë në këtë skandal.

Redaksia zbulon detaje nga dosja që tashmë ka mbërritur në SPAK dhe të gjithë emrat e përmbaruesve dhe zyrtarëve që janë përfshirë në këtë skemë të llahtarshme mashtrimi.

Bëhet fjalë për përmbaruesit Lefter Cenaj, Helidon Xhindi, Fatos Alimadhi, Saimir Dogjani, Astrit Kaptelli, Rrok Deda dhe Altin Vako.

Këto emra përmbaruesish kanë punuar për llogari të “Micro Credit Albania” që kontrollet nga çifti Olsi dhe Elda Ibro me administrator Andis Gjoka dhe “Final” që kontrollohet nga një emër tjetër i njohur për prokurorinë si Arben Meskuti dhe Vasil Bakallbashi.

Janë qindra praktika ekzekutimi që janë kryer brenda një dite, të cilat siç thotë prokuroria u kryen në mënyrë fiktive duke u marrë pronën qytetarëve të ndryshëm që kishin aplikuar dhe marrë shuma të vogla kredie.

Lista e emrave

Gent Sejko Guvernator i Bankës së Shqipërisë

Olsi dhe Elda Ibro pronarë të “Micro Credit Albania”

Andis Gjoka administrator i “Micro Credit Albania”

Arben Meskuti pronar i “Final”.

Vasil Bakallbashi administrator i “Final”

Përmbarues privatë

Lefter Cenaj

Helidon Xhindi

Fatos Alimadhi

Saimir Dogjani

Astrit Kaptelli

Rrok Deda

Altin Vako