Skandali seksual në zyrën e Safet Gjicit, shtyhet seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit dhe Alma Kaçin

Shtyhet seanca gjyqësore për ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçin të përfshirë në video-skandalin seksual. Seanca u shty për shkak të mungesës së një anëtari të trupi gjykues.

Në seancën e sotme në GJKKO, pritej të bëhej mbrojtja e Gjiçit dhe Kaçit.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë më 12 janar pretencën për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin, të arrestuar pas publikimit të video skandalit seksual në zyrën e ish-kryetarit të Bashkisë së Kukësit.

Safet Gjici akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe SPAK ka kërkuar 4 vite e 6 muaj burg, por nga gjykimi i shkurtuar do të vuajë 3 vite dënim nëse GJKKO pranon kërkesën e Prokurorisë së Posaçme. Për Alma Kaçin, e cila akuzohet për “korrupsion pasiv”, SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg, e cila nëse shpallet fajtore, falë gjykimit të shkurtuar do të vuajë 1 vit burg.

Ish-kryebashkiaku i PS-së u përfshi në një skandal pasi në qershor të vitit 2023 u publikua një video ku Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma Kaçin në zyrën e tij.

Pasi aktit seksual në zyë, Safet Gjici i premtoi Alma Kaçit një tender për qentë e rrugës.