Skandalet që tronditën qeverinë Rama në 10 vite

“Bëjmë histori ose do të ndëshkohemi në mënyrë historike”, ishte basti i Edi Ramës kur nisi të qeverisë Shqipërinë vjeshtën e vitit 2013. Fiks 10 vite më parë, ai premtoi një model të ri qeverisje, i ndryshëm nga ai që kishte qënë më herët, i drejtuar nga kundërshtari politik Sali Berisha por edhe nga parardhësi i tij Fatos Nano.

Premtoi një qeverisje që do t’i shërbente absolutisht “qytetarëvë të  zakonshëm të këtij vendi”.

“Rilindja” e Edi Ramës është në gjysmë të mandatit të tretë. Nëse bëjmë një bilanc, “Rilindja” e Edi Ramës ka hyrë vërtetë në histori por si qeverisja më e korruptuar në Shqipëri në 30 vite. Janë dhjetra skandalet të cilat do të kishin tronditur qeverisjen nëse Shqipëria do të ishte me standarte demokratike. Por Rama e ka garantuar vazhdimësinë pavarësisht skandaleve të njëpasnjëshme për shkak se përballë ka një opozitë të shkatërruar, të ndarë në tri fraksione, e pamundur për t’iu ofruar shqiptarëve si alternativë qeverisëse.

Dekriminalizimi, Deputetë e zyrtarë të inkriminuar

Në gjysmën e mandatit të parë parlamentar, disa deputetë të PS, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë të administratës dhe partisë, u identifikuan si persona me të shkuar kriminale. Opozita denoncoi dhjetra raste të zyrtarëve e deputetëve që në të shkuarën e tyre ishin dënuar nga drejtësia e vendeve të perëndimit për trafik të lëndëve narkotike apo të qënieve njerëzore. Kështu, Rama u detyrua të largojë disa deputetë nga grupi parlamentar dhe në këto kushte u detyra të pranojë ligjin e dekriminalizimit. Një ligj që u përfshi në kushtetutën e Shqipërisë si një njollë trupi.

Kanabizimi dhe arrestimi i ministrit të brendshëm Saimir Tahiri

Viti 2016 do të mbahet mënd si një ndër vitet më të turpshme në historinë e qeverisjes së 30 viteve pasi malet e Shqipërisë u bleruan me kanabis në mënyrë masive. Mijëra hektarë pyje u kanabizuan ndërsa Policia e Shtetit qëndroi spektatore në një situatë dramatike ku një pjesë e madhe e të rinjve u përfshinë në aktivitet kriminal të kultivimit të lëndëve narkotike. Pavarësisht provave të shumta e raporteve ndërkombëtare që vërtetonin sasitë e jashtëzakonshme të kanabisit që ekspertoheshin nga Shqipëria drejt vendeve të ndryshme, asnjë zyrtar i lartë nuk dha dorëheqje. Do të duhej tjetër ngjarje edhe më e rëndë që ministri i Brendshëm i kohës Saimir Tahiri të jepte dorëhqje e pak kohë më pas të arrestohej

Arrestimi i Saimir Tahirit

I pari njeri që Rama mori me vete nga bashkia drejt selisë së Partisë Socilaiste në vitin 2005, ishte Saimir Tahiri. Fillimisht si zëdhënës shtypi e shumë kohë më pas si deputet e një ndër drejturesit kryesor të PS-së në tetë vite në opozitë. Në qeveinë e parë të vitit 2013, kur Rama dhe  e majta fituan zgjedhjet, Tahiri u emërua ministër i Brendshëm. Ndër më të sulmuarit nga opozita demokrate, Saimir Tahiri do të gjendej shpesh në pozita të vështira për shkak të kanabizimit por dorëheqja nuk kishte qenë opsion për të. Do të vinte një akuzë e rëndë, përfshirja në grupin kriminal Habilaj, që kishin si aktivitet “trafikim të lëndëve narkotike”, që do të çonte shpejt Tahirin pas hekurave.  Hetimet për Tahirin nisën në tetor të 2017 pas arrestimit në Katania të Moisi Habilajt dhe anëtarëve të grupit të drejtuar prej tijEmri i ish-Ministrit Tahiri doli në përgjimet e bëra ndaj grupit kriminal Habilaj nga Prokuroria italiane. Vëllezërit Habilaj aktualisht akuzohen për trafik ndërkombëtar narkotikësh.Pas një procesi të gjatë në dyert e gjykatave, drejtësia vendosi më 4 shkurt 2022 arrestimin e Saimir Tahirit me akuzën për “shpërdorim detyre”. Tahiri vuajti disa muaj burg dhe më pas u lirua.

Audiopërgjimi i Dibrës

Ndërkohë që opozita sulmonte pa pushim ministrin e Brendshëm të kohës, në vitin 2016, një skandal seksual tronditi qeverinë Rama. Kryebashkiaku socialist i Dibrës, u shfaq në një video duke kërkuar favore seksuale ndaj punonjëses së tij. Rama e shkarkoi kryebashkiakun por nuk mbajti asnjë përgjegjësi. Pak muaj më pas do të zhvilloheshin zgjedhjet në bashkinë Dibër. E gjithë qeveria Rama zbarkoi në atë qark për të kërkuar sërish votën e dibranëvë që ishin fyer deri në palcë. E gjtihë policia e shtetit zbarkoi atje duke bërë presione ndaj qytetarëve për të dhënë votën PS-së. Një audiopërgjigm i publikuar nga gazeta gjermane BILD zbardhi batërdinë që mazhoranca kryen mbi votën e lirë. U shfaqën atje ministra, deputetë, drejtoë policie duke bërë presion të drejtpërdrejtë mbi punonjësit e administratës për të votuar PS-në. Pas këtij presioni, Rama e mori sërish Dibrën. Por pas publikimit të audiopërgjimit, asnjë zyrtar i lartë nuk përfundoi pas hekurave e askush nuk mbajti përgjegjësi.

Dorëheqja e Xhafajt

Pas dorëhjeqjes së Saimir Tarhit si ministër i Brendshëm do të ulej në atë karrige Fatmir Xhafaj, një ndër drejtuesit e spikatur të Partisë Sociliste ndër vite. Pak muaj pas marrtjes së detyrës, opozita publikoi një tjetër audiopërgjim ku supozohej se Agron  Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, komunikonte me trafikantë të drogës në Vlorë. Xhafaj e konsideroi të sajuar audiopërgjimin por dha dorëheqje referuar edhe faktit se vëllai i tij kishte qënë i dënuar i drejtësisë italiane, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Rama nuk mbajti përgjegjësi as në këtë rast edhe pse ishte i dyti ministër i Brendshëm që përfshihej në një situatë ku bëhej fjalë për trafikim të lëndëve narkotike

Inceneratorët

Pas padisë së paraqitur nga opozita, prokuroria e posaqme SPAK, nisi hetimet për aferën korruptive të inceneratorëve në vitin 2020. Pas disa kohësh hetime SPAK arrestoi ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, deputetin socilaist Alqi Bllako dhe disa ish-zyrtarë të tjerë. Ata akuzohen për aferën korruptive me inceneratorët. Pavarësisht se firma e kryeministrtit gjendet në shumë dokumenta që mundësuan imnvestimin e qeverisë për ngritjen e tre inceneratorëve, kryeministri nuk mbajti asnjë përgjegjësi.

Patronazhistët & aktivistët

Në prag të zgjehdjeve parlamentare të prillit 2021, Lapsi.al publikoi një listë të gjatë me një numër të konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë si dhe të dhënat personale të secilit prej tyre duke përfshirë edhe pagën. Të dhënat ishin grupur nga stafet elektorale të PS-së me qëllim për t’i përdorur për zgjedhjet e 25 Prillit. Opozita akuzoi mazhorancën socialiste se të dhënat po përdoreshin në formë shantazhi për të blerë votën e zgjedhjeve që po afroheshin. Rama nuk e konsideroi shkelje dhe vazhdoi fushatën madje duke i falënderuar publikisht patronazhistët. PS i fitoi zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa çështja e patronazhistëve mbeti si një rrjesht në raportet ndërkombëtare për cënimin e votës së lirë. Rama nuk mbajti asnjë përgjegjëesi madje e përsëriti fenomenin me një platformë të ngjashme në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2023 me aplikacionin “Aktivisti”.

Mc Gonigal

Pak muaj më parë, një ish-zyrtar amerikan i FBI Mc Gonigal, u akuzua nga drejtësia amerikane për një aferë korruptive në Shqipëri. Ai akuzohet ndër të tjera se ka përfituar në mënyrë të paligjshme shumën prej 225 mijë dollarësh nga një shtetas shqiptar. Opozita në Shqipëri u përqëndrua tek akuzat ndaj kryeministrit se kishte lobuar në SHBA me paratë e taksapaguesve për të shkatërruar opozitën në Shqipëri. Emri i kryeministrit shqiptar përmendej disa herë në aktakuzën që drejtësia amerikane kishte hartuar për ish-zyrtarine lartë të FBI-së. Por kryeministri rama nuk mbajti asnjë përgjegjeësi. Skandali Mc Gonigal është harruar tashmë për ti lënë rradhën një tjetër skandali.

Skandali seksual i Gjicit

Pak javë më parë në rrjetet sociale u shpërnda me shpejtësi një video ku shfaqej kryebashkiaku i sapo zgjehdur i Kukësit, Safet Gjici, në një raport seksual me një vajzë.  Pas publikimit të videsos Gjici dha dorëheqje por ngjarja e turpshme nuk shkaktoi asnjë reagim tek kryeministri. 

Ngjarja e Krujës, dorëheqja e deputetit dhe shkarkimi i ministrit

Pak ditë më parë, një qytetar u masakrua në Krujë nga familjarët e deputetit socialist Rrahman Rraja, në një skenë dhune të pashembullt. Ndërsa policia ishte spektatore. Për shkak të kësaj ngjarje, deputeti i krujës u detyrua të japë dorëheje, e cila u pasua me dorëheqjen e ministrit të brendshëm Bledi Çuçi. Edhe pse deputeti dhe familjarët e tij ishin përfshirë më herët në të tjera skandale, Rama e kishte rikonmfirmuar në mandatin e deputetit dhe sot nuk mban asnjë përgjegjësi për aktin e dhunës që djali dhe familjarë të tjerë të tij ushtruan mi qytetarin e pafajshëm.

Arratisja e ahmetajt

Ish-zvkryeministri dhe ministër i Financave, i akuzuar për korrupsion me skandalin e inceneratorëve, ndoshta do të shkonte pas hekurave këto dy ditë pasi SPAK ka prerë fletarrestin për të dhe është në pritje të procedurave parlamentare për t’i hequr imunitetin. Por avoktët e Ahmetajt kanë deklaruar se nuk është në Shqipëri. pra është arratisur për t’i shpëtuar drejtësisë. Kryeministri Rama nuk mban asnjë përgjegjësi edhe pse ishte një ndër bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në 10 vite.

Këto janë vetëm disa prej dhjetra skandaleve që tronditën qeverinë Rama në 10 vite. Nëse i kthehemi fjalës së parë të Ramës kur mori 1 milion vota për të qeverisur shqiptarët, duket se historia është shkruar me turp. Sepse janë disa ish-ministra e ish-kryebashkiakë të ngujuar pas hekurave të burgut me akuza që lidhen kryesisht me korrupsion. Gazetarët e kanë quajtur “qeveria në burg”. Por Rama vazhdon i pashqetësuar qeverisjen pa mbajtur asnjë përgjegjesi për ish-bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Në kulturën e Shqipërisë nuk ekziston akti i dorëheqjes. Në Shqipëri nuk ekziston koncepti i konkurencës e aq më pak i zgjedhjeve të lira. Askush nuk ia lë vendin gjeneratës më të re dhe me pak përjashtime, kryetarët e partive e mbajnë postin derisa iu vjen agu i jetës… të gjithë duan të vdesin në “karrige”.