Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit shpërblimet për festat e fundvitit për disa kategori të caktuara, ku familjet në nevojë do të marrin një shpërblim prej 150 mijë lekësh të vjetra.
Gjithashtu këtë shpërblim do ta marrin edhe fëmijët jetimë apo personat invalidë, teska llogaritet që nga kjo skemë të përfitojnë 275 mijë familje.
“Me vendimin e fundit të qeverisë shqiptare, u akordohet një shpërblim për festat e fundvitit kësaj kategorie. Për 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social, janë pikërisht 15 mijë lekë apo 150 euro që i akordohen familjeve në nevojë, fëmijëve pa kujdes prindëror, individëve që kanë statusin e para apo tetraplegjikë, si edhe statusin e të verbërve”, u shpreh ministrja Koçiu.
Për herë të parë këtë vit, duke qenë se jemi edhe përpara zgjedhjeve parlamentare, qeveria ka hapur thesin dhe ka akorduar shpërblim edhe për 18 mijë ndihmës dhe kujdestarë për personat me aftësi të kufizuar, në një fond që përllogaritet në rreth 2.1 miliardë lekë.
Për herë të parë këtë vit qeveria shqiptare vendosi t’u japë pensionistëve nga 100 dhe 150 euro, ndërkohë që ka pasur shpërblime dhe për shumë kategori të tjera.
Një fenonen i tillë në Shqipëri ndodh vetëm një herë në 4 vite, kur partia në pushtet tenton të “blejë” votën e qytetarëve me lekët e taksave të tyre, që i marrin mbrapsht në formë shpërblimesh.